DISA PERFUNDIME NGA LIBRI :BURGU I SHENDETIT

Ne vertet hame,por a dime ne te vertete si ushqehemi???

Ne kete pike jemi rende dhe te semure dhe kemi shtellunga tymi resh mbi jetet tona qe po e humbim perdite..

Per te mos u mjaftuar me keto qe thash me lart ,per  nje siguri me te forte dhe per te qene me I qarte me veten ,gjate kohes kur shfletoja materiale dhe studime per te bere librin,fillova te beja sondazhe duke qene teper vigjilent ne ate qe femijet,studentet,njerezit e institucioneve,intelektuale dhe te moshuar konsumonin si baze te ushqimit ditor.

Dhe pashe qe ka shprese,vertet ka,sepse ..nje 17 vjecare ne fundin e shkolles se mesme, kishte here pas here tension te larte,kjo nuk eshte normale per kete moshe por duke u nisur me ato qe konsumonte ne mengjes sanduic,ne pushim shkolle sufllaqe ,ne dreke prap sanduic dhe ne darke makarona,shume rralle fruta e perime si kishte mundesi qe kishte probleme vetem me tensionin,jam I bindur qe po te bente analizat e gjakut do ti zinte frika aparaturat per rezultatin dhe ndoshta pas ketij ushqimi nuk do ta kishte te gjate.

Mgjth ka shprese ..sepse ne shume muaj vezhgimi intesiv ne disa intitucione shteterore te binte ne sy veshja shume e bukur dhe stil e djemve dhe vajzave te reja qe punonin aty, luku I tyre modern,celularet nga markat e fundit ,disa me  marka makinash  per tu pasur zili,POR…ne castin e pushimit te drekes vraponin ne  byrektoret aty afer per ti hedhur trupit karburantin e nevojshem ne shije menxyre,motorra qe shperndanin ushqim qe vinin e sillnin sanduice,hamburger,pizza dhe sa iknin keta te fundit vinin motorrat e tjere me sufllaqe e lloj lloj letyrash e ndyresish.

Pak per te mos thene aspak motorra nga kompani te ushqimeve te shendetshme apo dietetike.Intelektuale qe kur I ze perimet ne goje apo supat e shendetshme te quajne e paragjykojne si démodé dhe jashte kohes qe po jetojme.Vertet e neveritshme….por Ka shprese tek femijet e sotem dhe avagarda e te nesermes.

Per kete shkova ne nje nga shkollat 9 vjecare me me emer ne Tirane,per te pare e vezhguar gjendjen e brezit te ardhshem .

1 ne 5 femije para se te futeshin ne shkolle ne mengjes ,futeshin ne fast-foodet aty afer,ku dikush dilte me sanduic,e te tjere me hamburger e disa me copa picash te ngrohta dhe te bukura nga jashte,por te shemtuara ne ate qe mbanin ne trupin e tyre dhe me e keqja nje pjese e madhe e femijve te klasave fillore te shoqeruar dhe nga prinder apo gjysherit.Te mendosh ora 7.30 nje pice ne trupin tend apo nje hamburger cfare mund te te beje.Ehhh sikur te ishte kaq..por ne pushim te gjate dhe 2 te tjere ne 5 nxenes hynin vrullshem per byreqe,fast food dhe pica dhe nje pjese jo e vogel I shoqeronin me pijet famekeqe me gaz e ngjyrues..Rezultati 5 me 3…Prisni ska mbaruar 1 ne 5 femije vraponin tek patatinat dhe ushqimet e antivlerave ushqimore te  marketeve prane.Mendova se me e keqja kaloi ne aq shume dite qendrimi jasht shkolle. …Por..A e dini ?? ne mbarim te mesimit shume femije te shoqeruar nga prinderit qe nuk ja prishnin dot femijeve te tyre per tu futur  ne markete e supermarket per ti blere embelsira,kekra,patatina e lloj e sorollop ushqimesh qe vetem te tilla duhet te na vij turp ti themi apo quajme, pasi sot femijet bertasin,qajne dhe stresohen kur si plotesohen deshirat,bejne lufte fizike e psikologjike me te medhenjte qe I shoqerojne per ne shtepi dhe cbejne prindrit dhe gjysherit e tyre ?humbin betejen me femijet duke I lene nje avantazh te madh per te ardhmen e zymte dhe i plotesojne pothuaj cdo kerkese me idene se plotesimi deshirave eshte rruga me e mire per ta ,dhe behen zemerpula dhe te ndryshkur nga trute duke I dhene femijve te tyre ,jetes se tyre ,shpirtit te tyre pislliqe,kancer,obezitet dhe deformime te tjera qe ka gjase ti ndodhin ne te ardhmen.

Por te gjithe duhet te kemi shprese per te ardhmen e shendetit tone..dhe une kam SHPRESE sidomos kur nje miku im me tregoi nje histori kur po mbyllja se shkruari kete liber

Miku im qe e di ai kush eshte por dhe disa te tjere kete histori,nje darke ndihej keq ,cdo gje I vinte verdalle dhe te rrahurat e zemres I kishte shume te shpeshta.Keshtu shkoj ne nje nga spitalet me emer ne Tirane.

I bene EKG,analiza gjaku dhe I kontrolluan tensionin derisa e qetesuan te rrinte ne  pritje te analizave dhe kontrolleve,gjate asaj kohe u duk nje djale shperndares ushqimesh me motor.Epo kush e di cfare ushqimi te shendetshem kishin porositur  doktoret dhe infermieret? –mendoi ai…ashtu sic do mendoja une por besoj dhe ju..U hap koshi  dhe cte shihje? ushqimet me te shendetshme qe mund te ekzistonin te paketuar ne menyre elegante….Cfare ishin?- pyeta une si kurioz qe isha-aman me thuaj-vazhdova tere kersheri..A e gjeni dot?…PIZZA dhe KOLA…o Zot  sa sme  me ra infarkt..Pikerisht ata qe ne I quajm “Apostujt e shendetit tone “ Ata qe  na japin recetat pas vizitave ,sugjerimet se si duhet te veprojme ne raste semundjesh dhe situatash shendetsore dhe kujdesen per shendetin tone kur ai shkon keq..Hanin ushqime ne mos sjellin vdekjen shpejt,sjellin aq probleme ne trupat tane sa vet trupi na mallkon kur ne I hedhim Brenda tij!

Edhe doktoret? Ketu e humba shpresen..por ne ate kohe ne restorantin tim hyri nje kliente qe merrte shpesh ushqimin me vete.Intelektuale me shkolle nga me te mirat jashte qe  kishte mbaruar dhe punonte ne nje nga institucionet me te rendesishme, e veshur mire dhe elegante.Ajo konsumonte shumicen e rasteve ushqime te shendetshme dhe une kisha filluar te kisha nje respekt te larte per te.Erdhi me femijen e vet per te konsumuar nje dreke.Por..ahhh KJO po-ja e dini cporositi per vete ?Ushqim te shendetshem si gjithmone dhe per femijen ushqim skandaloz dhe cola per shplarje.Atehere kuptova se ushqehej per te mbajtur diet qe te dukej sa me mire nga aspekti trupor dhe jo per tu ushqyer shendetshem.Cfare  zhgenjimi..cmerzi me kapi

Kulmi  I kesaj menxyre nuk ka fund dhe ka arritur kur ne nje program televiziv ne nje nga stacionet me te ndjekura ,ne emisionin e mengjesit cdo dite zhvillohet nje recete e re gatimi per avisat.Personi qe gatuan I hedh siper gatimit pana,gjalp,vaj gjelle,djath me yndyre  I skuq dhe sterkuq asortimentet dhe thote me plot krenari:”Kjo qe po pergatisim eshte nje gatim I shendetshem” dhe moderatorja qe e perkrah duke shtuar:”Per te gjithe ju qe do ta beni ne shtepite tuaja jo vetem qe eshte e shendetshme por dhe shume e shijshme me elemente qe kane vlera ushqyese” dhe keshtu vazhdohet ne shumicen e rasteve me embelsirat,gjellet dhe gatime qe se ku e kane shendetin te reklamuar vetem ato e dine.Kjo eshte tja besh vetes…BAM

Atehere  a mundet te kemi shprese per te gjitha keto menxyra qe reklamohen ,thuhen ,konsumohen  dhe veprohen qe nga gazetaret ,intelektualet ,prinderit,gjysherit,te rinjte?

Sido te jete shpresa vdes e fundit!

Kam njohur kliente qe konsumojne per dreke prej 7 vitesh te njejten asortiment…kam njohur kliente qe ndonse dalin e sterdalin neper restorante jashte dhe brenda vendit dhe pas 10 viteve nuk e dine ceshte shija e nje supe,aroma e nje caji natyral dhe vlera e nje fruiti.

Ndaj gjithesecilit  nga ne,nga ju I dalin disa sfida dhe detyra qe kane te bejne me gjene me te rendesishme qe gjithkush ka:SHENDETIN

 1-Shtoni sa me shume  sasine dhe ngjyrat pra shumllojshmerine e frutave ne vaktet dhe paravaktet tuaja!

2-Shtoni disa porcione perimesh ne dite  ne vaktet tuaja ,madje sa me pak te perpunuara !

3-Konsumoni peme  arrore dhe farat,si arrat,bajamet,lajthit,stikat,farat e ndryshme

4-Shtoni cajrat ne diten dhe mbasditen tuaj ,gjithmone cajrat organik!

5-Eleminoni gjysem vdekjen qe eshte kripa dhe gjysmen tjeter te vdekjes qe eshte sheqeri!

6-Eleminoni dhe abandononi pijet e paketuara me konservante,ngjyrues dhe me gaz!

7-Zhdukini nga jeta juaj e konsumit fasfood,pizzat,salcicet e proshutat!

8-Kufizoni peshkun dhe produktet e detit kryesisht ato te rezervatit!

-9-Kufizoni mishrat dhe produktet e tyre!

10-Konsumoni buken integrale (po e pergatitet vete 100 here me mire) dhe eleminoni buken dhe makaronat e bardha.

11-Eleminoni vajrat jo te shendetshem dhe shtoni ne pjatat tuaja,vajin e ullirit,kokosit,lirit,bajames.

12-Shtoni aktivitetin fizik,biciklet,ecje ,vrap,palester apo cdo gje qofte.

13-Eleminoni cdo ushqim te perpunuar supermarketesh me additive dhe ngjyrues!

14-Mundohuni te sheroheni apo kuroheni me ilace bimore .Frutat dhe Perimet bejeni “doktorin “tuaj me te afert dhe te besueshem!

15-Dhe ne rast se merrni barna shikoni vendin e origjines,pershkrimin ne flete udhezues dhe kush institut e ka pranuar dhe certifikuar!

16-Nderprisni duhanin dhe alkolin!

17-Nga me te rendesishmet ,kur deshironi te beni Pazar perime dhe fruta mundohuni te gjeni prodhime organike ose prodhime qe te jene te besueshem duke pyetur shitesin nga e ka origjinen,ndjeni aromen,shikoni ngjyren,formen,rendesen dhe freskine,mos harroni shikoni njetrajtshmerine,pasi nga eksperienca ime ne perzghjedhjen e perditshme te perimeve shikoj qe nje domate eshte 175 gr,nje tjeter177 gr ,pra pothuaj standarte,arra pothuaj te njejta ne peshe,Dardha po ashtu,kjo gjithmone te vendos  ne dyshime per nivelin e cilesise!

17-Mundohuni te shmangni stresin ose te gjeni rruget e perballimit!

18-Mundohuni te keni nje regjim te mire te gjumit duke mos fjetur vone apo dhe zgjimin mos e beni vone!

20-Ushqehuni me te tjere dhe shoqerohuni me shume me miqte tuaj per te ndare eksperiencen dhe te zhvilloni jete sociale te shendetshme!

21-Udhetoni me shpesh,lexoni me shume,qeshni me teper dhe falni dashuri,mirenjohje,respekt per cdo kend qe keni prane!

-JU PO E LINI FLETE PAS FLETE KETE LIBER PAS, DREJT FUNDIT, DHE NDOSHTA PAS KESAJ SHPRESOJ TE ZGJIDHNI RRUGEN E DUHUR KUR BEHET FJALE PER PERZGJEDHJEN E USHQIMIT ,CILESINE DHE MENYREN E TE NGRENIT QE KA TE BEJE DREJT PERSEDREJTI ME  CILESINE E SHENDETIT DHE JETES TUAJ…OSE  MUND TE VAZHDONI NE ATE RRUGE QE KENI QENE E PROVUAR DUKE INJORUAR GJITHCKA E TE VAZHDONI JETEN TUAJ SIKUR SKA NDODHUR ASGJE DUKE U USHQYER PO NJESOJ SI ME PARE,NE FUND TE FUNDIT ESHTE JETA JUAJ DHE ZGJEDHJA JU PERKET PO JU.POR MOS HARRONI KURRE NUK DO ARRINI TE KENI SHENDET TE PLOTE APO TA GEZONI ATE,DO KENI ME PAK VITALITET,FRESKI DHE LUMTURI PERSONALE APO DHE FAMILJARE.ME SHUME SEMUNDJE DO ZENE VEND NE TRUPAT TUAJ.

A DO SEMURENI?APO DO VDISNI?..KETE NUK E DI ASKUSH PERVEC ZOTIT..POR JU..

MOS E VINI NE TAVOLINEN E BIXHOZIT SHENDETIN TUAJ!

ASKUSH NUK MUND TE ECE DHE QENDROJE MIDIS 2 RRUGEVE NJEKOHESISHT :OSE TE ZGJEDHI RRUGEN QE KA  NJE SHTEG TE GJELBER,QE OFRON ME SHUME JETE ,ME SHUME SHENDET DHE LUMTURI  POR DHE TE VESHTIRE DHE  SHTEGUT QE ESHTE ZBUKURUAR NGA MODERNIZMI  ME LEHTESIRA,SHIJE TE FSHEHURA,BUKURI SHTIRSE DHE PLOT MINA NEN TOKEN KUR ECNI QE NE CDO KOHE MUND TE SHPERTHEJNE NE TRUPIN TUAJ DUKE JU SEMURUR RENDE APO DUKE JU VRARE PERFUNDIMISHT DHE TE KTHEHENI NE NJE STATISTIKE…..UNE THEM…ZGJIDHNI “BURGUN E SHENDETIT” DHE REFUZONI LIRINE” E SEMUNDJES”

MOS HARRONI !KEQUSHQYERJA JU CON OSE NE DEREN E DOKTORIT NE RASTIN ME TE MIRE OSE NE VARR.

Te gjithe nje dite do vdesim,por mos vdesim per fajin tone!

O zot me jep mendje dhe fuqi ,besim dhe udhezoi njerezit drej ushqimeve me vlere duke I dhene me shume respekt per veten,me shume vlere shendetit dhe me shume kenaqesi jetes se tyre dhe femijeve qe ata do kene pas!AMIN!

Author: jokaaltin@gmail.com

Une jam si JU, nje njeri i cili punet qe bej i nis dhe i coj pergjithesisht deri ne fund.Jam i pasionuar drejt udhetimit,leximit,meditimit,gatimit.Kam punuar e drejtuar shume subjekte nga firma dhe hotele apo resorte ne Shqiperi.Kam bere rolin e konsulentit,arreduesit dhe drejtuesit.Kam marre diploma e certifikata per nutrition dhe mjekesi holistike,per menaxhim,per gatim si shef kuzhine.Jam pak i nderlikuar i sjellshem dhe besoj si shume njerz me kulture dhe me dije modeste.I hapur dhe i gatshme te ndihmoj kedo qe ka probleme me shendetin,me kequshqyerjen dhe te jem trainer i shendetit i atyre qe e kerkojne kete gje.Mirepres cdo keshille,kritike dhe ide pasi jam i bindur qe vetem ato te cojne perpara....

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: