A MUND TE USHQEHENI SA PER DY VETE, NDERKOHE QE JENI SHTATZENE?

Nga FLORINDA ISMAILAJA

Shumica e grave kur arrijne ne fazen e shtatezanise jane ne disa dilema.Nje nga ket eshte ushqyerja se si duhet te veprojne gjate muajve qe jane shtazena.

Shumica e tyre nuk e kane te qarte menyren se si duhet te veprpojne kur jane shtazena,a duhet te ushqehen sa per dy vete meqe kane nje qenie tjeter ne trupin e tyre?
Jo. Ju mundeni ndonjëherë të ushqeheni dyfish, por kjo nuk është e rekomanduar ndac nga mjeket dhe po ashtu as nga nutricionistet.
Organizmi juaj bëhet gjithnjë më efikas gjatë shtatzënisë dhe është i aftë të përthithë më shumë
lëndë ushqyese nga produktet e konsumit ditor. Kështu, ushqyerja e dyfishtë nuk i rrit mundësitë e një
mirëqenieje të fetusit dhe as sherben qe ju te keninje femije te shendetshem. Pëkundrazi, ka më shumë të ngjarë që të shtoni në peshë, dhe mund të
përfshiheni në ndërlikimet e shtatzënisë,madje te demtoni dhe paramentrat e shendetit.P folur pas lindjes si periudhe kur pesha qe keni marre eshte e veshtire te rikthehet si me pare.
Ndërsa guidat e udhëzimeve variojnë, Instituti i Mjekësisë shpjegon se nëse jeni në peshë
optimale, ju nuk keni nevojë për kalori shtesë në tremujorin e parë; 340 kalori shtesë në ditë në
tremujorin e dytë, dhe rreth 450 kalori shtesë në ditë në tremujorin e tetë. Nëse jeni mbipeshë ose
nënpeshë, ju do të keni nevojë më shumë ose më pak se këto vlera, në varësi të peshës.
Nevojitet vetëm një gotë me qumësht me pak yndyrë dhe 100 g fara luledielli ose një sanduiç me
peshk ton pë të shtuar kaloritë e nevojshme për tremujorin e fundit.

Si mund të përfitoni tërë lëndët ushqyese që keni nevojë pa marrë shumë kalori?

Ja ku janë disa këshilla për ushqyerjen gjatë shtatzënisë:
Për të marrë nevojat tuaja ditore në proteina, kalori, karbohidrate, yndyrna të shëndetshme dhe
vitamina kyçe dhe minerale gjatë shtatzënisë, konsumoni një llojshmëri ushqimesh. Edhe brenda
një kategorie ushqimesh, si perimet, shikoni për ngjyra të ndryshme, tipe dhe theksura.
Pëpiquni të minimizoni ushqimet “shtesë” që kanë kalori por pak lëndë ushqyese – pijet me
karbohidrate, ushqimet e skuqura, ushqimet me shumë yndyrë dhe kabohidrate. Në vend të tyre,
pëzgjidhni vakte të ndërmjetme që kanë shumë lëndë ushqyese për kalori. Shtimi i
vakteve të ndërmjetme – si kos, arra, një vezë të zier,shumë fruta ose perime të freskëta – në
dietën ditore, është një mënyrë e mirë që fetusi të marrë kalori të shëndetshme për të cilat ka
nevojë.
Përzgjidhni ushqime që janë sa më pranë gjendjes natyrore. Konsumoni bukë integrale ose oriz
kafe në vend të bukës së bardhë dhe orizit të bardhë; gjithashtu fruta të freskëta ose fruta të
ngrira të paëmbëlsuara kundrejt frutave të konservuara.
Konsumoni yndyrna te keqija, vajra dhe të embelsitra sa më rrallë. Kujdesuni që të jenë yndyrna të
shëndetshme. Hiqni dorë nga produktet industriale si crackers,proshuta,biskoteri dhe ushqime shume te permunuara.

Mos harroni cilesia e atyre qe zgjidhni per nga vlerat qe mbartin eshte me e rendesishme se sasia.

Ju uroj nje shtazani sa me te shendetshme,lindje te lehte dhe jte te gezuar!

Nga FLORINDA ISMAILAJA

Author: jokaaltin@gmail.com

Une jam si JU, nje njeri i cili punet qe bej i nis dhe i coj pergjithesisht deri ne fund.Jam i pasionuar drejt udhetimit,leximit,meditimit,gatimit.Kam punuar e drejtuar shume subjekte nga firma dhe hotele apo resorte ne Shqiperi.Kam bere rolin e konsulentit,arreduesit dhe drejtuesit.Kam marre diploma e certifikata per nutrition dhe mjekesi holistike,per menaxhim,per gatim si shef kuzhine.Jam pak i nderlikuar i sjellshem dhe besoj si shume njerz me kulture dhe me dije modeste.I hapur dhe i gatshme te ndihmoj kedo qe ka probleme me shendetin,me kequshqyerjen dhe te jem trainer i shendetit i atyre qe e kerkojne kete gje.Mirepres cdo keshille,kritike dhe ide pasi jam i bindur qe vetem ato te cojne perpara....

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: