Si zorra juaj flet me trurin tuaj dhe ndryshon humorin tuaj

NGA ALTIN JOKA

Është një fakt kurioz që ilacet kundër depresionit janë një trajtim i zakonshëm për sindromën e zorrës së irrituar. Por pse t’i jepni Prozac dikujt me dhimbje barku?

Ilaqet kundër depresionit funksionojnë sepse zorrët dhe truri janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Ajo që ndodh në zorrë nuk qëndron në zorrë – ajo udhëton në tru. Më shumë se gjysma e të gjithë pacientëve me IBS janë të prekur nga një çrregullim humori. Zorrë dhe truri janë të lidhura nga nervi vagus, i quajtur ndonjëherë boshti zorrë-tru. Biseda që zhvillohet përgjatë kësaj autostrade me dy drejtime është nën kontrollin e mikrobiomës, emri kolektiv për triliona mikroorganizma që bashkëjetojnë në zorrën tuaj.

Me dietën e duhur, ju mund të rrisni disponueshmërinë e triptofanit, dhe rrjedhimisht serotoninës, në tru.

mikrobioma e zorres

Rating: 1 out of 5.
%d bloggers like this: